Lajme
Bizneset në Gjermani, të gatshme për rindërtimin e Ukrainës
Gjermania duhet të luajë një rol udhëheqës në rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Këtë thirrje e bënë bizneset gjermane në Evropën Lindore përpara një forumi të organizuar në Berlin.
Gjermania duhet të luajë një rol udhëheqës në rindërtimin e shpejtë të Ukrainës. Këtë thirrje e bënë bizneset gjermane në Evropën Lindore përpara një forumi të organizuar në Berlin.
Nënkryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ekonomike të Evropës Lindore (Ostausschuss der Deutschen Wirtschaft), Hans-Ulrich Engel, tha se përpjekjet fillestare duhet të drejtohen drejt një organizimi efikas të ndihmës emergjente, për shembull, për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar, përcjell Albinfo.ch.
“Pas kësaj, fokusi duhet të jetë në masat e synuara dhe kushtet e përshtatshme kornizë për kontributet që do të shërbejnë në rindërtimin e ekonomisë në Ukrainë”, tha ai.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, hapën sot forumin e biznesit gjermano-ukrainas në Berlin.
“Disa ministra ukrainas do të udhëtojnë në Berlin ose do t’i bashkohen takimit nëpërmjet lidhjes me video”, njoftuan organizatorët.
“Rindërtimi i pasluftës i Ukrainës do të jetë një “mision brezash” që kërkon një strategji në nivelin e “Planit Marshall”, thanë në Twitter kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Nëpërmjet Planit Marshall, SHBA-ja financoi rindërtimin në vendet evropiane midis 1948 dhe 1952.
“Evropa ka një rol të veçantë në mbështetjen e Ukrainës, sepse vendi është një kandidat për anëtarësim në BE. Rruga e rindërtimit është gjithashtu rruga e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ne Twitter Scholz dhe von der Leyen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris











