Lajme
Rusia thotë se u sulmua nga Ukraina me dronë në Detin e Zi, nuk jep prova
Rusia ka thënë se është dëmtuar një anije luftarake e saj në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pasi një sulmi "masiv" me dronë që është kryer nga Ukraina
Rusia ka thënë se është dëmtuar një anije luftarake e saj në flotën e Detit të Zi në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pasi një sulmi “masiv” me dronë që është kryer nga Ukraina.
Sipas informacioneve ruse, në këtë sulm janë përdorur nëntë dronë, por Ukraina ende nuk i ka komentuar këto pretendime, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Pa dhënë prova, Rusia akuzoi trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.
Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.
Sulmi i së shtunës vjen pasi trupat ukrainase rimorrën me sukses territorin e pushtuar nga trupat ruse që kur nisën pushtimin e tyre më 24 shkurt.
Rusia është përgjigjur duke nisur sulme në shkallë të gjerë në infrastrukturën ukrainase, veçanërisht në rrjetin energjetik të vendit.
Sevastopol është qyteti më i madh në atë rajon dhe shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











