Lajme
Zvicrës i kërkohet të bëjë progres në luftimin e diskriminimit gjinor
Kombet e Bashkuara i kanë vendosur Zvicrës sfidën e zbatimit të 70 masave për të luftuar diskriminimin gjinor, duke përfshirë një përkufizim të ri në lidhje me përdhunimin.
Komiteti i OKB-së për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW) dha një verdikt kryesisht pozitiv për përparimet e fundit në Zvicër.
Në veçanti, komiteti vlerësoi reformën e Zvicrës për Aktin e Barazisë më 2020, një votë për të lejuar martesat e të njëjtit seks, Strategjia e Barazisë Gjinore e shtetit alpin 2030 dhe synimi i saj për të zbatuar Konventën e Stambollit për dhunën ndaj grave, transmeton albinfo.ch.
Por Zvicra ka ende punë për të bërë, tha CEDAW në raportin e saj të lëshuar të hënën.
Të drejtat e grave duhet të harmonizohen më mirë në të gjitha kantonet dhe diskriminimi i pagave ende nuk po trajtohet plotësisht, tha komisioni.
CEDAW gjithashtu dëshiron që Zvicra të ndryshojë ligjin e saj penal në përputhje me standardet ndërkombëtare për pëlqimin për seks. Parlamenti aktualisht po shqyrton një përditësim për të përcaktuar përdhunimin si seks pa pëlqim, edhe nëse nuk përdoret forcë.
Zyra Federale Zvicerane për Barazinë Gjinore tha se do të analizonte rekomandimet. OKB-ja pritet të nxjerrë një raport të përkohshëm mbi përparimin e tyre në vitin 2024.
Zvicra ratifikoi Konventën e OKB-së për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave në vitin 1997.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












