Lajme
OKB reagon ndaj Elon Musk, kërkon respektimin e të drejtave të njeriut
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, i ka kërkuar Elon Musk që të sigurojë që të drejtat e njeriut do të jenë thelbësore për menaxhimin e platformës së medias sociale, Twitter.
”Si pronari i ri i kompanisë, Musk ka përgjegjësi të mëdha, duke pasur parasysh rolin me ndikim të platformës si një hapësirë digjitale”, shkroi Turk në një letër të hapur, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Ashtu si të gjitha kompanitë, Twitter duhet të kuptojë dëmet që lidhen me platformën e tij dhe të ndërmarrë hapa për t’i trajtuar ato. Respektimi për të drejtat tona të përbashkëta të njeriut duhet të vendosë kufijtë për përdorimin dhe evolucionin e platformës”, shtoi ai.
Letra pason raportet se i gjithë ekipi i të drejtave të njeriut në Twitter dhe të gjithë, përveç dy nga ekipi etik i IA-së, u shkarkuan pas marrjes së platformës nga Musk.
“Twitter ka shumë për të ofruar në agjendën tonë të përbashkët për një botë më të mirë, por ne duhet të jemi të qartë se çfarë kërkohet për ta bërë atë realitet”, tha Turk.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













