Lajme
Shtetet me më shumë të huaj, ku renditet Zvicra
Në Katar, vendi i cili po mikpret Kupën e Botës 2022, 3 në 4 persona janë emigrantë
Për njerëzit që jetojnë në qendrat urbane kozmopolite, është e lehtë që dashje pa dashje të ekzagjerohet prezenca e emigrantëve në mbarë botën.
Përqindja mesatare e njerëzve që kanë lindur jashtë vendit ku jetojnë, në të gjithë botën, është pak më shumë se 5%. Mes vendeve me popullsi më të madhe se një milion banorë, vetëm katër shtete kanë një shumicë njerëzish të lindur jashtë këtyre shteteve dhe vetëm tetë shtete e tejkalojnë kufirin e një të tretës së imigrantëve si përqindje totale e popullsisë.
Këto janë 20 vendet me përqindjen më të lartë të emigrantëve në popullsinë e tyre:
Emiratet e Bashkuara Arabe renditen në krye të kësaj liste për përqindjen më të lartë të emigrantëve në popullsinë e tyre. Për habinë e shumëkujt, ky vend i vogël në Lindjen e Mesme renditet i gjashti në botë për numrin e përgjithshëm të imigrantëve (8.7 milionë njerëz).
Edhe vende të tjera të Gadishullit Arabik renditen në krye të kësaj liste. Në Katar, vendi i cili po mikpret Kupën e Botës 2022, 3 në 4 persona janë emigrantë. Përqindja e lartë e punëtorëve të huaj në këtë vend ka sjellë gjithashtu një mungesë balance demografike ekstreme, pasi afërsisht 75% e popullsisë së Katarit janë meshkuj, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Zvicra ndodhet në vendin e dhjetë, ku rreth 30 % e popullësisë është e huaj.
Vendi i vetëm që dallon në këtë rajon është Jemeni i shkatërruar nga lufta, ku vetëm 1.3% e popullsisë janë imigrantë.
Pa llogaritur Lindjen e Mesme, Singapori (43%) zë vendin e parë, i ndjekur më pas nga Australia (30%).
Emigracioni në SHBA
Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e listës së 20 vendeve të para për përqindjen e emigrantëve, ato kanë numrin më të lartë të emigrantëve se çdo vend tjetër (50 milionë kundrejt 16 milionë emigrantëve që ndodhen në Gjermani, e cila rendit e dyta).
Rreth 15% e njerëzve në SHBA janë emigrantë – një shifër kjo e krahasueshme me nivelin më të lartë historik në fund të shekullit XIX. Përqindja e njerëzve të lindur jashtë SHBA-së që jetojnë në këtë vend, ka qenë në rritje që nga vitet 1970 dhe parashikohet të vazhdojë të rritet më tej gjatë dekadave të ardhshme. Rreth vitit 2030, emigracioni pritet të tejkalojë rritjen natyrore, duke shërbyer kështu si një nxitës i rritjes së popullsisë.
Vendet me përqindjen më të ulët të imigrantëve
Disa vende janë magnet për emigrantët, ndërsa shumë të tjera kanë nivele të ulëta të emigrantëve. Kjo mund të vijë thjesht për shkak të mungesës së kërkesës, ose për shkak të rrethanave më ekstreme të tilla si luftërat apo gjendja e rënduar ekonomike. Në raste të tjera, politikat e emigracionit mund të kufizojnë numrin e njerëzve që mund të imigrojnë në një vend.
Këtu janë 20 vendet me përqindjen më të ulët të imigrantëve në popullsinë e tyre:
Kuba ka nivelin më të ulët të njerëzve të lindur jashtë këtij vendi në popullsinë e saj. Ky shtet në Karaibe e bën shumë të vështirë marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit për shtetasit e huaj.
Kina renditet e dyta nga fundi. Në terma absolutë, miliona imigrantët që jetojnë në Kinë mund të duken sikur përbëjnë një numër mjaft të lartë, por përqindja e tyre është shumë e papërfillshme në raport me popullsinë e përgjithshme prej 1.4 miliardë banorësh të këtij vendi.
Është interesant fakti se Japonia – e cila është mishërimi i vendit me imigracion të ulët – nuk është pjesë e kësaj liste. Popullsia e lindur jashtë vendit që jeton në Japoni është pak më shumë se 2%.
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim

















