Bota
Duhani vret, sa persona mund të humbin jetë për 1 shekull
Pavarësisht gjinisë, duhanpirësit vdesin mesatarisht tre deri në pesë vjet më herët se joduhanpirësit
Deri në fund të shekullit, duhani do të ketë vrarë një miliard njerëz, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, sipas një studimi të botuar në revistën ”The Lancet Public Health”, që analizoi zakonet dhe shëndetin e mbi 500 000 kinezëve duhanpirës mbi 11 vjeç, shkruan focus.it.
Përveç rritjes së rrezikut të vdekjes së parakohshme, duhani do të rriste edhe rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh që prekin jo vetëm mushkëritë, por edhe organet e tjera të trupit.
Studimi përfshiu 512 000 të rritur (të moshës 30 deri në 79 vjeç, 210 000 burra dhe 302 000 gra), të rekrutuar midis 2004 dhe 2008 dhe të ndjekur për një mesatare prej 11 vjetësh, nga dhjetë zona të ndryshme urbane dhe rurale në Kinë, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Nga të gjithë pjesëmarrësit, një në tre (pothuajse gjithmonë një burrë) kishte pirë duhan rregullisht të paktën në një moment të jetës së tyre dhe 50 000 kishin vdekur.
Nga të gjitha 85 shkaqet e vdekjes dhe 480 sëmundjet e studiuara, pirja e duhanit ishte një faktor rreziku për 22 shkaqe vdekjeje (17 për burrat dhe nëntë për gratë) dhe 56 sëmundje (50 për burrat dhe 24 për gratë).
Pavarësisht gjinisë, duhanpirësit vdesin mesatarisht tre deri në pesë vjet më herët se joduhanpirësit dhe ky hendek mes meshkujve pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme nëse nuk bëhet asgjë për të ndryshuar situatën.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit Është gjetur trupi i një shtetasi kanadez 30-vjeçar, i cili u përfshi nga një ortek më...
-
Rritet numri i pasagjerëve në transportin publik të Gjenevës
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
Cilat profesione janë më të paarritshme nga të huajt në Zvicër
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR?