Lajme
Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës, me numër rekord pjesëmarrësish
Një numër rekord liderësh qeveritarë pritet të marrin pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos këtë vit – pavarësisht se SHBA, Kina dhe Rusia nuk përfaqësohen nga liderët e tyre.
Shtetet e Bashkuara thonë se presidenti Joe Biden nuk do të shkojë në Davos, por Uashingtoni po dërgon një delegacion të nivelit të lartë – përfshirë të dërguarin për klimën, John Kerry.
Por do të ketë 52 krerë shtetesh ose qeverish, si dhe udhëheqës të mëdhenj biznesi dhe institucionalë, si Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian dhe NATO, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Takimi fillon më 16 të këtij muaji dhe do të zgjatë deri më 20 janar.
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) rikthehet në Davos në janar – pas edicionit të anuluar më 2021 dhe edicionit 2022 që u zhvillua në maj.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard












