Shqipëria
Rreth 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE gjatë 10 muajve të parë të vitit 2022
Sipas statistikave të INSTAT, në periudhën janar-tetor 2022 kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian 10,975 shtetas nga Shqipëria. Fluksi më i lartë u shënua në shtator, me mbi 1,400 persona, ndërsa në tetor ritmi u ngadalësua disi në rreth 1,300.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimit për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së janë rritur me 19%.
Franca mbetet destinacioni kryesor me rreth 50% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania.
Eurostat raporton prej vitit 2019 vetëm aplikimet në shtetet e Bashkimit Europian dhe jo në Britaninë e Madhe. Këto të fundit i raportojnë në statistikat e tyre kombëtare aplikimet e shtetasve për azil, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor”, në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6-mujorin e parë, kur kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë. Në gjithë 9-mujorin e këtij viti, Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.
Si rrjedhojë, në total, për 10-mujorin e vitit 2022 kanë aplikuar për azil në shtetet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe të paktën 24 mijë shqiptarë (për Britaninë e Madhe mungojnë të dhënat për tetorin).
Kjo është vetëm shifra e atyre që janë deklaruar si të ikur dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa numri real i personave që janë larguar është praktikisht i pamatshëm, pasi ka shumë që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve












