Lajme

Për çfarë shqetësohen më shumë njerëzit në Zvicër?

Pesë shqetësimet kryesore në mesin e popullsisë së Zvicrës janë të gjitha të natyrës monetare, sipas një sondazhi të ri të publikuar të martën nga Problem Indicator Switzerland, përcjell albinfo.ch.

Rritja e kostos së jetesës dhe humbja e afërt e prosperitetit, preokupojnë më së shumti popullsinë zvicerane.

Përveç shqetësimit të tyre kryesor – primet e sigurimit shëndetësor – njerëzit janë të shqetësuar, në një rend zbritës, edhe për çmimet e energjisë; pensionet, inflacioni/rritja e çmimeve; dhe kostot/qiratë më të larta të strehimit.

Nga ana tjetër, ndryshimet klimatike dhe furnizimi me energji – shqetësimet kryesore në nëntor 2022 – shihen tani si më pak të rëndësishme.