Futboll
Triumfon Krasniqi
Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Munih të Gjermanisë, ku përkrahja e shqiptarëve ishte e jashtëzakonshme dhe ishte një mbrëmje tërësisht shqiptare
Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Timur Nikarghoev.
Krasniqi pati pesë raunde mjaft të mira dhe në pauzë, ekipi kundërshtar vendosi ta dorëzonte meçin, përcjell albinfo.ch.
Përveç dy raundet e para, në tre tjerët Krasniqi ishte i jashtëzakonshëm. Ky duel u zhvillua në palestrën “Audi Dome” në Munih të Gjermanisë, ku përkrahja e shqiptarëve ishte e jashtëzakonshme dhe ishte një mbrëmje tërësisht shqiptare.
Boksieri tjetër shqiptar Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Ai triumfoi ndaj boksierit argjentinas Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Armend Xhoxhaj e ka mposhtur Zoltan Sera, me një nokaut të fuqishëm. Ai e nokautoi Seran, në raundin e tretë.
Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek. James Kraft fitoi me nokaut teknik në raundin e tretë. Kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë për të, teksa 12 prej tyre i ka nokaut.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Gjykata bllokon skemën e Cyrihut për t’u dhënë para emigrantëve pa dokumente Përpjekja e dytë e qytetit të Cyrihut për të ofruar ndihmë financiare për migrantët pa dokumente... -
Si përballen banorët e huaj në Zvicër me më shumë vështirësi sesa zviceranët -
Iniciativat popullore: A janë 100,000 nënshkrime shumë pak? -
Deri në 250 franga gjobë për hedhjen pa kujdes të mbeturinave -
Nga 1 gushti, Swiss rifillon fluturimet për në Tel Aviv












