Sporte Luftarake
“Më falni, nuk ju bëra krenarë”, fjalët prekëse të Kristian Prengës pas humbjes nga Joshua
Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka reaguar për herë të parë pas humbjes me nokaut ndaj ish-kampionit botëror Anthony Joshua, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që e mbështetën në sfidën më të madhe të karrierës së tij, përcjell albinfo.ch.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Prenga falënderoi familjen, ekipin dhe tifozët për mbështetjen, duke pranuar se nuk arriti rezultatin që kishte synuar.
“Më falni të gjithëve, nuk ju bëra krenarë”, shkroi ai, duke shtuar se kjo humbje nuk do ta ndalojë të vazhdojë rrugën e tij në boksin profesionist.
Përballja me Anthony Joshua përfundoi në raundin e dytë, pasi britaniku u rikthye fuqishëm pas dy nokdauneve të pësuara në raundin e parë dhe e mbylli duelin me nokaut teknik. Megjithatë, paraqitja e Prengës në fillim të meçit u vlerësua nga shumë analistë, pasi ai ishte shumë pranë një befasie të madhe ndaj ish-kampionit të botës.
Pavarësisht humbjes, mesazhi i Prengës është pritur me mbështetje nga tifozët shqiptarë, të cilët e kanë inkurajuar të vazhdojë karrierën dhe ta shohë këtë sfidë si një përvojë të vlefshme për të ardhmen.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius kërcënojnë Zvicrën Nga e enjtja deri në fundjavë, priten temperatura rekord. Kjo do të thotë se do të... -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret e 20 Minuten -
Bëhen 10 vjet nga fluturimi historik i avionit diellor zviceran rreth botës -
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Bernës në mbështetje të komunitetit queer -
Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër













