Kosova

Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë

Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa të gjata.

Mërgimtarët dhe qytetarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po përballen me pritje deri në 50 minuta, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë kufitare është krijuar kolonë automjetesh deri në 200 metra.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare të Kosovës situata paraqitet më e qetë, ku pritjet për hyrje dhe dalje janë deri në 10 minuta. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që, para nisjes, të informohen për gjendjen në kufij, pasi fluksi mund të ndryshojë gjatë ditës./Albinfo.ch