Kosova
Aeroporti i Prishtinës gati për fluksin veror, priten më shumë udhëtarë dhe destinacione të reja
Zëdhënësja Valentina Gara thotë se janë marrë të gjitha masat për sezonin veror, ndërsa pritet zgjerim i rrjetit të fluturimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të gjitha përgatitjet për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë sezonit veror, si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe me burime njerëzore, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka deklaruar se pas një rënieje të numrit të udhëtarëve në muajt paraprakë, korriku ka nisur me një rritje të lehtë dhe pritjet janë që sezoni të jetë sërish i ngarkuar.
Ajo theksoi se gjatë vitit të kaluar aeroporti regjistroi 4.6 milionë udhëtarë, ndërsa ulja e përkohshme e numrit të pasagjerëve këtë vit është ndikuar edhe nga krizat ndërkombëtare, përfshirë tensionet e krijuara nga konflikti SHBA-Iran.
Sa i përket çmimeve të biletave, Gara sqaroi se ato përcaktohen nga kompanitë ajrore dhe varen nga kërkesa e tregut, destinacioni dhe koha e rezervimit. Sipas saj, Aeroporti i Prishtinës aplikon një tarifë fikse prej rreth 20.53 euro për çdo udhëtar, e cila përfshin taksat aeroportuale dhe shërbimet përkatëse.
Gara bëri të ditur gjithashtu se aeroporti ka shtuar destinacione dhe linja të reja, falë zgjerimit të operimeve të kompanive si GP Aviation dhe Wizz Air.
Sipas saj, krijimi i bazës së Wizz Air në Aeroportin e Prishtinës përbën një zhvillim të rëndësishëm për aviacionin kosovar, ndërsa në muajt në vijim pritet të shtohen destinacione të reja dhe frekuenca më të larta në linjat ekzistuese./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme në Zvicër dyshohet se shkaktoi gati 500 viktima brenda tre javësh Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, ndërsa ekspertët thonë se temperaturat e... -
Qyteti zviceran detyron pronarët e qenve të pastrojnë edhe urinën e kafshëve -
Deputeti në Gjenevë propozon kufizimin e qarkullimit të makinave gjatë valëve të të nxehtit -
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji










