Kosova
Kurti, Sorensenit: Kthimi i gjyqtarëve, vetëm me ligj dhe kushtetutë
"Rruga për kthimin e tyre duhet të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës"
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ku një nga temat kryesore të diskutimit ishte çështja e kthimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti theksoi se rruga për kthimin e tyre duhet të bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, duke garantuar njëkohësisht karakterin shumetnik të sistemit të drejtësisë, pavarësinë e tij dhe cilësinë e ushtrimit të drejtësisë.
Ai deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, barazisë së qytetarëve dhe përfshirjes së të gjitha komuniteteve në institucionet e vendit. Sipas tij, të punësuarit në polici, gjyqësor dhe prokurori duhet të zgjidhen mbi bazën e kompetencës profesionale dhe integritetit etik.
Në njoftim thuhet se Kurti vlerësoi se dorëheqjet kolektive të zyrtarëve serbë në veri të vendit kishin për synim cenimin e përbërjes shumetnike të institucioneve, ndërsa theksoi se zgjidhja duhet të vijë në përputhje me rendin kushtetues të Kosovës.
Në takim u diskutuan edhe zhvillimet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Kurti ritheksoi përkushtimin e Kosovës për një qasje konstruktive në dialog, me synim paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe respektimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” Gazeta 20minuten po "raporton" nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e kosovarëve që po kalojnë... -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë
Jeta në Zvicër
-
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!” Gazeta 20minuten po "raporton" nga Kosova me liveticker, duke bartur përshtypjet e kosovarëve që po kalojnë... -
Mjeku nga Cyrihu, në paraburgim me dyshimin për sulm seksual -
Dhjetëra turistë zviceranë evakuohen nga zonat franceze me rrezik zjarri -
Ethet e dengës në Valis: Rajoni po trajtohet me insekticid -
Temu bashkëpunon me shoqatën zvicerane për të rritur shitjet online












