Lajme
Vapa ekstreme në Zvicër dyshohet se shkaktoi gati 500 viktima brenda tre javësh
Të dhënat zyrtare tregojnë një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, ndërsa ekspertët thonë se temperaturat e larta kanë goditur veçanërisht personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Temperaturat ekstreme që përfshinë Zvicrën në fund të qershorit dhe fillim të korrikut dyshohet se kanë shkaktuar rreth 500 vdekje shtesë brenda vetëm tre javësh, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 474 vdekje më shumë sesa pritej, duke e bërë këtë valë të nxehti edhe më vdekjeprurëse se vera e vitit 2015, e cila deri tani konsiderohej ndër më të rëndat.
Epidemiologia Martina Ragettli nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (Swiss TPH) tha se përputhja kohore me valën e të nxehtit tregon se temperaturat e larta janë shkaku më i mundshëm i kësaj rritjeje të vdekshmërisë.
Sipas saj, rreziku për probleme serioze shëndetësore fillon të rritet kur temperaturat arrijnë rreth 25 gradë Celsius, ndërsa mbi 30 gradë ai bëhet dukshëm më i lartë.
Më të rrezikuarit janë personat mbi 65 vjeç, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, frymëmarrjes, veshkave, diabeti apo demenca, shkruaj 20minuten.
Ekspertët theksojnë se temperaturat e larta rëndojnë organizmin, ndërsa tek të moshuarit etja ndihet më pak, çka mund të çojë në dehidrim dhe përkeqësim të sëmundjeve ekzistuese.
Megjithëse numri i saktë i viktimave që lidhen drejtpërdrejt me vapën ende nuk mund të përcaktohet, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë valën e fundit të të nxehtit si shkakun më të mundshëm të rritjes së vdekjeve, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë Kolona ka arritur në 200 metra, ndërsa në pikat e tjera kufitare qarkullimi vazhdon pa vonesa... -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Gazeta zvicerane: “Nisemi për në Kosovë!”
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran detyron pronarët e qenve të pastrojnë edhe urinën e kafshëve Chiasso bëhet komuna e parë në Zvicër që kërkon shpëlarjen e urinës së qenve me ujë;... -
Deputeti në Gjenevë propozon kufizimin e qarkullimit të makinave gjatë valëve të të nxehtit -
Thatësira detyron fermerët zviceranë të kërkojnë ndihmë për të ushqyer bagëtinë -
Alarm në Zvicër: 15 persona humbën jetën në liqene dhe lumenj brenda një muaji -
Kolona 10 kilometra në tunelin e Gotthardit, deri në 100 minuta pritje për drejtuesit e mjeteve












