Lajme
Si ta përdorim çajin kamomil për stomak
Sipas legjendës, Perandori Shen Nung, një dashamirës i bimëve mjekësore, ndodhej nën një pemë kur shërbëtori i tij i serviri një gotë me ujë të nxehtë.
Kur gjethet e pemës ranë në ujë, Perandori e provoi lëngun dhe u befasua nga shija. Pema në fjalë quhet Camellia Sinensis, ose ajo që ne sot njohim si çaji jeshil.
Çfarë është çaji kamomil?
Ndryshe nga çaji jeshil ose ai i zi, kamomili vjen nga një lule e bukur, e cila ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit. Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit.
Çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike. Lulja e thatë e kamomilit lufton inflamacionin, mykun, ulcerën dhe përmban shumë antioksidantë. Më poshtë do të zbuloni mënyrat se si çaji i kamomilit mund ta përmirësojë shëndetin tuaj.
Kundër dhimbjeve të stomakut
Çaji i kamomilit është një kurë ideale kundër dhimbjeve të stomakut sepse përmban substanca që luftojnë inflamacionin. Pijeni çajin në mëngjes dhe në darkë kundër dhimbjeve.
Nxit gjumin
Pijeni një filxhan me çaj kamomili 30 minuta përpara se të shkoni në shtrat. Çaji ka efekt qetësues dhe largon shqetësimet që të lënë pa gjumë.
Migrena
Sapo të ndjeni trokitjen e migrenës, pini një gotë me çaj kamomili. Është e rëndësishme që ta pini çajin kur dhimbja sapo ka nisur dhe jo kur ajo është në kulmin e vet.
Zorrët
Çaji i ngrohtë i kamomilit rekomandohet kundër dhimbjeve dhe simptomave të sindromës së zorrës së irrituar. Ai funksionon edhe kundër gazrave dhe fryrjeve.
Për një imunitet të fortë
Nëse prekeni rregullisht nga gripi apo e ftohura, atëherë pini një ose dy filxhanë me çaj kamomili në ditë. Ky çaj shkatërron ndjeshëm bakteret e këqija në organizëm.
Kundër të djegurave
Egjiptianët dhe Grekët e lashtë e përdornin kamomilin edhe për të shëruar plagët dhe të djegurat në lëkurë. Përdoreni çajin në kompresa dhe vendosini ato në zonat e lënduara të lëkurës.
Kundër rrathëve të zinj
Përdoreni çajin kundër rrathëve të zinj. Çaji largon inflamacionin në lëkurë, e freskon dhe i jep asaj më shumë gjallëri. Përdorni bustina organike ose kompresa për të qetësuar sytë.
Zbardhja e lëkurës
Kamomili e ushqen dhe e zbardh lëkurën. Zieni dy bustina organike në një çajnik dhe qëndroni sipër avullit të lëshuar duke mbuluar kokën me peshqir. Kjo do ju qetësojë dhe do zbardhë lëkurën.
Parandalon aknet
Kamomili është plot me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira. Rrjedhimisht ai rekomandohet kundër akneve, për hapjen e poreve dhe largimin e baktereve.
Kundër ënjtjeve
Pini disa filxhanë me çaj për të qetësuar muskujt ose bëni kompresa me çaj për të qetësuar dhe zbutur ënjtjet në gjymtyrë.
Ul sheqerin në gjak
Kërkimet shkencore konfirmojnë se pirja e një ose dy filxhanëve me çaj kamomili është një mënyrë efikase për të nivelin e sheqerit në gjak, përmirësuar shikimin, nervat dhe funksionin e veshkave.
Irritimet e lëkurës
Të djegurat nga dielli, njollat, ekzema, dhe pickimet e insekteve mund të zbuten dhe kurohen me çaj kamomili.
Kontraktimet muskulare
Çaji i kamomilit qetëson muskujt sepse përmban glycine. Kjo substancë qetëson nervat dhe është e dobishme edhe kundër ankthit dhe stresit.
Përdorime të tjera të çajit të kamomilit
Me çajin e kamomilit ju mund të bëni banjë, ta përdorni për gargare kundër inflamacionit në gojë dhe fyt por edhe ta përdorni në avull.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim Nëse një prind me kujdestari zhvendoset jashtë shtetit pa pëlqimin e tij, kjo nuk përbën rrëmbim,... -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatik-konsullor të Kosovës në Zvicër












