Maqedonia
BE mbështet me 80 milionë euro Maqedoninë e Veriut
Qeveria thotë se me 760 milionë euro ka amortizuar krizën. Me 80 milionë euro mbështetje nga BE-ja, realizohet Plani Kombëtar për përballje me krizën energjetike.
Bashkimi Evropian do të ndihmojë vendin me 80 milionë euro për ballafaqim me krizën energjetike, përkatësisht masat antikrizë që do t’i ndërmarrë Qeveria gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për ndihmë të pakthyeshme, e cila, siç njofton KlanM, veç më është e disponueshme për vendin dhe e njëjta do të hyjë drejtpërdrejt në buxhet.
“Granti prej 80 milionë eurove është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për mbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të tyre, si dhe për investime të shtetit në tranzicionin energjetik, në burimet ripërtrirëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik”, tha Dimitar Kovaçevski.
Euroambasadori Geer tha se kjo dëshmon se Bashkimi Evropian i përmbush premtimet dhe solidariteti i vendeve anëtare aktuale dhe të ardhshme të BE-së është vlerë themelore.
“Për shumë shfrytëzues të kësaj mbështetje ky numër nuk është abstrakt. Ajo përbëhet prej mbështetjes praktike financiare që do të bëjë dallimin. Kontributet tona i përfshijnë kategoritë më të rrezikuara, pensionistët, prindërit e vetëm, të papunësuarit, amvisëritë, 470 shkolla, 67 ndërmarrje publike që sigurojnë ujë, kompanitë që sigurojnë prodhime ushqimore bazë, institute shëndetësore”, deklaroi David Geer.
Këto mjete, siç njofton KlanM, janë pjesë e 250 milionë eurove që Qeveria planifikon për masat për ballafaqimin me krizën energjetike për vitin 2023.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











