Lajme
Britania e Madhe diskuton për projektligjin për migrimin ilegal
Qeveria e kryeministrit anglez, Rishi Sunal, ka paraqitur një projektligj për migrimin ilegal që është dikutuar nga Parlamenti britanik. Ky projektligj parasheh që azil-kërkuesit që përdorin rrugët ilegale për të hyrë në Britani do të ndalohen për 18 ditë, e më pas do të deportohen, me disa përjashtime, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ky projektligj është kundërshtuar nga opozita, pasi që sipas tyre, i rrezikon personat e pambrojtur. Partia e Punës thotë se ky plan është në favor të trafikantëve. “Mesazhi i qeverisë britanike për trafikantët është ky: Mos u shqetësoni, për sa kohë ju sillni njerëz në mënyrë të paligjshme këtu, ne nuk do t’i ndihmojmë. Në fakt, mesazhi real është se do ndihmojmë kriminelët. Ne do t’i kërcënojmë të ardhurit me ndalim dhe deportim të menjëhershëm, kështu që ju mund të shtoni edhe më shumë kontrollin ndaj viktimave të trafikimit. Ky projekligj është një kartë e bardhë në favor të trafikantëve, është dita e skallvërisë moderne”, tha Yvette Cooper, përfaqësuese e opozitës, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Sipas këtij projektligji, nga kushti i ndalimit për 28 ditë dhe deportimit, përjashtim bëjnë vetëm fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të kryer udhëtime ajrore për arsye mjekësore, njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz dhe rastet me hapësira të kufizuara për apelim.
Përjashtim nga ky projektligj nuk bëjnë as emigrantët që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, e po ashtu nuk do të mund të përdorin ligjet ekzistuese për ta parandaluar dëbimin, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qeverisë, azilkërkuesit që po hyjnë ilegalisht në Britani janë më shumë emigrantë ekonomikë se refugjatë dhe shembull është marrë migrimi i shqiptarëve nga Shqipëria përmes La Manshit, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë Bernard Dika është një nga figurat më të suksesshme të politikës lokale në Toskanë, ka arritur... -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












