Lajme
Gianni Infantino u rizgjodh president i FIFA-s deri në vitin 2027
Gianni Infantino u rizgjodh si president i FIFA-s gjatë Kongresit të 73-të në Kigali, Ruanda, përcjell albinfo.ch
Zvicerani qëndroi i pakundërshtueshëm, duke e bërë formalitet rizgjedhjen e tij në krye të organit drejtues të futbollit.
“Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Infantino. “Unë premtoj të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në mbarë botën.
“Për ata që më duan, dhe unë e di që ka shumë, dhe ata që më urrejnë … Unë ju dua të gjithëve.”
Infantino konfirmoi se të ardhurat e FIFA-s me bazë në Cyrih shënuan nivele rekord në ciklin e fundit nga 2019-22, por premtoi se do t’i rrisë sërish këto në kuadër të turneve të zgjeruara të Kupës së Botës për meshkuj dhe femra dhe futjen e një Kupe Botërore për Klube me 32 ekipe.
+ Presidenti i FIFA-s takohet me prokurorët specialë në Zvicër Lidhje e jashtme
“Të ardhurat u rritën në një rekord 7.5 miliardë dollarë (7 miliardë CHF) (deri në vitin 2022) në një periudhë që u godit nga Covid-19. Kur mbërrita, rezervat e FIFA-s ishin rreth 1 miliardë dollarë, sot janë pothuajse 4 miliardë dollarë,” tha Infantino.
“Por unë jam këtu vetëm për një cikël katërvjeçar”, tha Infantino, presidenca e të cilit mund të zgjasë përfundimisht për 15 vjet deri në vitin 2031, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri Me përjashtim të një pjese të Ticinos dhe Engadines, rreziku nga zjarri ka arritur nivelin 4... -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale











