Tematike
Artin Fuga kërkon votën për Parlamentin kantonal të Luzernit
Politikani i ri i liberalëve zviceranë, Artin Fuga, do të angazhohet për biznese të vogla e të mesme dhe kundërshton fuqishëm ata që jetojnë me ndihma sociale.
Në takimin elektoral të organizuar të shtunën në Kriens të kantonit Luzern, kandidati i liberalëve të FDP-së, Artin Fuga, u fokusua në mirëqenien qytetare dhe kushte më të mira pune për ndërmarrje të vogla e të mesme. Ai bashkë me kolegë partiakë të FDP-së iu drejtuan të pranishmëve me pikat preukopuese të qytetarëve të Kriensit dhe në përgjithësi të kantonit të Luzernit.
Vota për Artinin është votë për përkrahje të bizneseve e për më tepër vende e kushte më të mira pune. Mbi gjitha, për ata që duan të punojnë e të mos ngarkohen me taksa të rënda komunale.
Me një fjalë përshendetëse, takimin e hapi kryetari i FDP-së Kriens, Hanspeter Meier. 
Bashkë me të kishin ardhur edhe bashkëpartiakë të tjerë, deputetë e këshilltarë, si Roger Erni, Andreas Bertshi dhe Damian Müller, të cilët folën për rëndësinë e votës dhe politikën e forcimit të ekonomisë e bizneseve në kantonin e Luzernit, duke i ftuar të pranishmit ta votojnë kandidatin Altin Fuga për zgjedhjet kantonale, të cilat do të mbahen më 2 prill.
Paraqitjet e tyre u pasuan me pyetje të ndryshme të të pranishmëve. Favorizimi me leje pune te mënjehershme për refugjatët ukrainas ishte një tjetër preokupim që erdhi nga sipërmarrësi Gentian Pagarusha. I cili la të kuptohet si kjo është një padrejtësi ndaj të tjerëve, për shembull, ata nga Ballkani që nuk lejohen të vijnë të punojnë në Zvicër.
Vetë kandidati i FDP-së që kishte tubuar të pranishmit në këtë tubim elektoral u shpreh në favor të ndërmarrjeve, kushteve më të mira për punësimin e grave, sidomos familjeve që kanë fëmijë të vegjël e u nevojitet të kujdesen edhe me fëmijët.
«Mua nuk më nevojiten politikanët për të fituar paratë e mia. Politikanët me nevojiten për të zhvilluar bashkë ekonominë dhe për të ofruar zgjidhje për: Tatim të ulët, kushte më të mira pune, për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe favorizimin e grave në tregun e punës», u shpreh para të pranishmëve.
“Ekonomia jonë është shtylla kryesore e vendit. Ne mund të jemi njerëz shumë të mirë, mirëpo nëse nuk kemi zhvillim ekonomik e nuk ofrojmë vende të mjaftueshme pune, të papunët do të kenë nevojë për mbështetje sociale. Ato janë para tona, askush tjetër nuk i paguan ata përpos ne që punojmë e paguajmë tatim. Ne jemi shteti, ne paguajmë tatim, ne mbushim ato fonde”, tha ai.
Më tej Fuga tregoi si i janë parashtruar gjithnjë pyetjet e njëjta se cilat janë qëllimet e angazhimit të tij politik në FDP. Si ndërmarrës i një kompanie të vogël dhe prind, për mua është më rëndësi të angazhohem për sipërmarrje familjare. Ne duhet të gjejmë zgjidhje të mira edhe për gratë me fëmijë që duan të shkojnë të punojnë, veçoi politikani i liberalëve, duke treguar një hap ndaj atyre që janë të aftë për punë, por nuk duan të punojnë.
“Jam kundër atyre që duan të jetojnë me para të shtetit. I kuptoj njerëzit e moshuar që nuk gjejnë dot një vend pune, por jo të rinj 30-vjeçarë që marrin ndihma sociale për arsye se nuk gjejnë punë”, u shpreh Fuga, i cili tha se me rreth 3.9 % janë mbi 1 mijë qytetarë në komunën Kriensit, kryeisht të rinj dhe të moshës mesatare, që jetojnë nga paratë e taksapaguesve.
“E kam dëgjuar vetë kur me kanë thënë pse të shkoj të punoj kur i marr mbi 5 mijë franga pa punuar. Unë nuk mund të zgjohem në mëngjes me ndërgjegje të pastër nëse jetoj nga djersa e të tjerëve. Për këtë jam këtu dhe angazhimi im është për komunën dhe kantonin”, tha në fund të fjalimit të tij kandidati i liberalëve të Kriensit, Artin Fuga.



E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër

















