Lajme
Qytetarët e Parisit, të zhgënjyer që dështoi mocioni i mosbesimit ndaj Macron
Qytetarët e Parisit janë shprehur të zhgënjyer pas dështimit të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Sipas policisë, u arrestuan mbi 2000 persona, pasi të njëjtët dyshohet se u vunë zjarrin plehrave në rrugë, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Mendoj se ky ishte një mohim i demokracisë. Qeveria miratoi një ligj, për të cilin shumica e francezëve janë kundër. Asambleja Kombëtare ishte kundër tij. Ne nuk i dhamë mandat për të miratuar këto reforma të padrejta”, tha Jean Regnanud, banor i Parisit, për Zërin e Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Vetëm nëntë vota e shpëtuan qeverinë nga mocioni i mosbesimit. Unë shqetësohem për veten dhe për të tjerët. Zgjodha një profesion që e dua, kështu që të punoj edhe dy vjet të tjera nuk është problem. Por, njerëzit në sektorin e shërbimeve sociale, janë realisht viktimat kryesore”, tha një tjetër punëtore.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po kërkon të vazhdojë të punojë për reformat e reja në javët e ardhshme, pasi qeveria e tij mezi i mbijetoi një mocioni mosbesimi të hënën mbi një reformë jopopullore të pensioneve, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













