Lajme
Kandaja shton miliona banorë brenda një viti
Popullsia e Kanadasë u rrit me mbi një milion njerëz për herë të parë vitin e kaluar, ka thënë qeveria. Popullsia e vendit u rrit nga 38,516,138 në 39,566,248 njerëz, bëhet e ditur nga Statistikat e Kanadasë.
Vendi shënoi gjithashtu normën më të lartë vjetore të rritjes së popullsisë -2.7% – që nga viti 1957.
Rritja u nxit pjesërisht nga përpjekjet e qeverisë për të rekrutuar emigrantë në vend për të lehtësuar mungesën e fuqisë punëtore, thanë Statistikat e Kanadasë.
Vendi varet gjithashtu nga migrimi për të mbështetur një popullsi të plakur.
Por Statistikat e Kanadasë thanë se rritja e numrit të emigrantëve të përhershëm dhe të përkohshëm mund të “paraqesë gjithashtu sfida shtesë për disa rajone të vendit lidhur me strehimin, infrastrukturën dhe transportin, si dhe ofrimin e shërbimeve për popullatën”.
Migrimi ndërkombëtar përbën gati 96% të rritjes së popullsisë, sipas njoftimit të lajmeve.
Kryeministri Justin Trudeau ka bërë përpjekje për të tërhequr më shumë emigrantë në vend që kur mori pushtetin në vitin 2015. Vitin e kaluar, qeveria njoftoi një plan për të mirëpritur gjysmë milioni emigrantë në vit deri në vitin 2025.
Qeveria kanadeze ka pranuar gjithashtu njerëz të prekur nga konflikte, si lufta në Ukrainë, kriza humanitare në Afganistan dhe tërmetet e vitit 2023 në Turqi dhe Siri.
Të mërkurën, ajo njoftoi një zgjatje – deri në korrik – të një programi që ofron rivendosjen e përkohshme të ukrainasve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Deri më tani, më shumë se 600,000 aplikime janë miratuar nga gati një milion që janë pranuar – dhe më shumë se 130,000 njerëz kanë mbërritur në Kanada sipas iniciativës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit Rekord i ri në tregjet valutore, frangu zviceran forcohet ndjeshëm ... -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone











