Lajme
Dënohen 4 bankierë në Zvicër, pasi ndihmuan mikun e ngushtë të Putinit të fshihte paratë
Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet afariste nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese
Katër bankierë që ndihmuan mikun e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, të depozitonte miliona franga përmes llogarive bankare në Zvicër janë dënuar për mungesë kujdesi në transaksionet financiare.
Akuza ndaj tyre lidhej me asistencën e dhënë violoncelistit Sergey Rolduginit, të cilin qeveria zvicerane e cilësoi si “njeriun-kuletë të Putinit”.
Bankierët, tre rusë dhe një zviceran, e ndihmuan Rolduginin, i cili është dhe kumbari i vajzës së madhe të Putinit, Marias, të depozitonte shuma marramendëse parash në llogaritë bankare zvicerane nga viti 2014 deri në 2016-tën, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Kjo gjë përmes dy llogarive bankare në Gazprombank në Cyrih, pa u kryer verifikime të mjaftueshme. Nga sa pohon Reuters, në aktakuzën e parë nënvizohet se si njerëz si Roldugini u përdorën për të fshehur pronarët e vërtetë të parave.
Në Zvicër, bankat janë të detyruara të refuzojnë ose të ndërpresin marrëdhëniet afariste nëse ka dyshime për identitetin e palës kontraktuese.
Katër burrat, të cilët nuk mund të identifikohen shkaku i kufizimeve zvicerane për raportime, u shpallën fajtorë në një seancë në Gjykatën e Cyrihut dhe u dënuan me kusht me nga shtatë muaj heqje lirie secili.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













