Lajme
Italia bllokon ChatGPT
Autoriteti mbikëqyrës italian për Privatësinë e të Dhënave ka bllokuar ChatGPT. Autoriteti njoftoi se po e ndërmerr këtë veprim të përkohshëm, derisa ChatGPT të respektojë privatësinë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Softueri mbledh në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve dhe mbron shumë pak të rinjtë, deklaruan autoritetet italiane për mbrojtjen e të dhënave. Tani OpenAI, operatori i ChatGPT, është nën presion. ChatGPT, që është zhvilluar nga firma amerikane OpenAI, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën për aftësinë e tij për të gjeneruar ese, këngë, provime e madje edhe artikuj lajmesh, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Problem tjetër është edhe mungesa e transparencës se si ChatGPT dhe softuerët e ngjashëm mbledhin dhe përpunojnë të dhënat e përdoruesve. Autoriteti mbikëqyrës italian tha se e ndërmori këtë ndalim të përkohshëm “derisa ChatGPT të respektojë privatësinë” dhe të mos përpunojë më të dhënat të përdoruesve italianë, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet italiane vunë në dukje se chatbot kishte bërë më 20 mars një shkelje të privatësisë së të dhënave që lidheshin me “biseda private të përdoruesve” dhe informacione rreth pagesave të abonentëve. Italia është vendi i parë perëndimor që bllokon ChatGPT, megjithëse nuk është drejtpërsëdrejti e qartë se si është planifikuar saktësisht zbatimi i ndalimit të ChatGPT në mbarë vendin, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













