Lajme
Francë: Protestuesit djegin restorantin e preferuar të Macron-it
Në Francë vijojnë protestat kundër skemës së presioneve. Në Paris protestuesit i kanë vënë zjarrin një prej restoranteve të preferuara të Presidentit Emanuel Macron.
Protestat në Francë sa vijnë dhe përshkallëzohen. Teksa presidenti Emanuel Macron ishte në një vizitë zyrtare në Kinë, lokalit të tij të preferuar i është vënë flaka. ‘La Rotonde’ është pikërisht vendi ku Macron festoi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Protestat në Francë kanë hyrë në ditën e 11-të, ku rreth 1 milion protestues mbushën rrugët kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Macron.
Si pasojë, 154 punonjës policie mbetën të lënduar, ndërsa më shumë se 1oo protestues u arrestuan pas përplasjeve të forta, kryesisht në Paris dhe Marsejë.
Me qindra protestues, shkatërruan biznese, lokale, dyqane, deri në orët e vona të natës. Ata përdorën bojë dhe gurë drejt policisë. Ndërkohë këto të fundit iu kundërvunë me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Rritja e kohës së daljes në pension, ndryshime që parashikojnë të nisin që nga viti 2027, është shkaku i protestzave. Kjo gjë është kundërshtuar nga qytetarët në Francë, por qeveria ka thënë se ligji i pensioneve është i nevojshëm për të parandaluar një deficit financimi.
Protestuesit nuk kanë në plan të tërhiqen. Ata kanë paralajmëruar një grevë mbarëkombëtare më 13 prill./Reuters
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











