Lajme
Trefishohen azilkërkuesit shqiptarë në Angli
Viti 2022, solli një trefishim të azilkërkuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas të dhënave të zyrës së emigracionit në Angli, vitin e shkuar numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend. Rritja është mbi trefish duke patur parasysh që në vitin 2021 numri i azilkërkuesve ishte mbi 5 mijë.
Ndërsa para pandemisë ky numër ishte mbi 4 mijë. Azilkërkuesit në Britaninë e Madhe kanë ardhur në rritje të ndjeshme pasi vitit 2012, pasi në periudhën nga 2003 në 2011, kërkesat për azil nga shqiptarët ishin më pak se 200 në vit.
Shqetësuese është grupmosha e tyre, pasi mbizotërojnë të rinjtë. Sipas të dhënave, 58% e aplikimeve për azil në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-n i përkisnin grupmoshave 18-29 vjeç. Rreth 13.7% e aplikimeve janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç, shpesh edhe të pashoqëruar.
Por ajo që vihet re është se nuk po ikin vetëm të rinjtë. Sipas të dhënave grupi i dytë më i madh i azilantëve i përkiste grupmoshës 30-49 vjeç, me 27% të totalit, që në një pjesë të konsiderueshme janë familje, që ikin bashkë me fëmijët. Vetëm 1.5% e azilantëve ishte mbi 50 vjeç.
Në dominancë janë meshkujt ata që ikin, me 84% të totalit. Shqiptarët ishin kombësia më e madhe, që ka aplikuar për azil në Britaninë e Madhe në vitin 2022, duke zënë 18% të totalit nga e gjithë bota.
Në muajin Mars të këtij viti, kryeministri Rama ishte në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku pjesë e diskutimeve me qeverinë britanike ishin edhe emigrantët shqiptarë në këtë vend. Ndërkohë që qeveria britanike ka paralajmëruar ashpërsimin e masave ndaj emigrantëve të paligjshëm./Reuters
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












