Lajme
Easyjet: Bëni diçka për grevat ose humbni turistët, paralajmërohet qeveria franceze
Drejtori i Përgjithshëm i linjës ajrore buxhetore easyJet ka thënë se Franca duhet të trajtojë grevat përpara se turistët “të shkojnë diku tjetër”.
“Lëvizja sociale ka pasur pasoja për 10 milionë udhëtarë, 64,000 njerëzve u janë anuluar fluturimet në ditë të grevës. Kjo është e papranueshme”, tha Johan Lundgren për AFP në një intervistë në aeroportin Orly të Parisit, përcjell tutje albinfo.ch.
Së bashku me vendet e tjera evropiane, sektori i udhëtimeve në Francë është goditur nga grevat e vazhdueshme të pensioneve. Punëtorët e linjave ajrore dhe stafi i kontrollit të trafikut ajror i janë bashkuar aksionit industrial për të kundërshtuar rritjen e moshës së daljes në pension. Kjo ka sjellë vonesa dhe ndërprerje për pasagjerët.
Në disa aeroporte, autoriteti i aviacionit civil të Francës ka këshilluar linjat ajrore të anulojnë deri në 30 për qind të fluturimeve në ditët e grevës.
“Ne nuk e kundërshtojmë të drejtën e njerëzve për grevë, por pasojat duhet të jenë proporcionale dhe fluturimet mbi territorin francez duhet të mbrohen”, thotë Lundgren.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit














