Lajme
Joe Biden rikandidon për president të SHBA
Presidenti aktuali i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme në Amerikë.
Njoftimi i presidentit Biden u bë përmes një videoje, pikërisht në përvjetorin e katërt, kur ai shpalli kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2020, shkruan Zëri i Amerikës.
“Kur kandidova për president katër vjet më parë, thashë, ne jemi në betejë për shpirtin e Amerikës dhe kjo betejë po vazhdon. Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim do të kemi më shumë liri apo më pak liri, më shumë të drejta apo më pak”, tha ai, përcjellë albinfo.ch.
Presidenti Biden e ka rrugën e lehtë brenda demokratëve, por do të ketë një luftë të vështirë për të mbajtur presidencën.
Si shumica e votuesve edhe analistët thonë se janë të shqetësuar sa i përket moshës së Biden.
Ai do të jetë 82-vjeç në natën e zgjedhjeve më 2024 dhe nëse do të fitonte zgjedhjet, do të ishte 86-vjeç në fund të mandatit të dytë, shkruan Zëri i Amerikës.
“Kjo do të jetë një kandidaturë historike për presidencën. Ai tani është presidenti më i vjetër që ka mbajtur ndonjëherë postin dhe kandidimi në moshën 82-vjeçare do të ngrejë pikëpyetje të mëdha për çështjet e brezave brenda Partisë Demokratike dhe mundësitë për poste udhëheqëse, por edhe për sa i përket shëndetit dhe mirëqenies së tij”, thotë profesori i Politikës Amerikane në Universitetin e Çikagos, përcjellë albinfo.ch.
Një sondazh i fundit i realizuar nga Associated Press dhe qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike tregon se vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri.
Vetë Biiden mendon se kur votuesit të përballen me alternativën mes tij dhe një kandidati republikan, veçanërisht nëse ky do të ishte Donald Trump, atëherë shumica e elektoratit do të ishte në anën e demokratëve. Sondazhet tregojnë se momentalisht Donald Trump ka gjasat më të mëdha të fitojë emërimin e Partisë Republikane, raporton Zëri i Amerikës.
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike












