Lajme
Austri: Qiratë u rritën për 8.6%
Që prej 1 majit qiratë në Austri do të rriten prej 8.6%. Kjo rritje në kontratat e reja aplikohet prej 1 prillit. 776,000 njerëz në vend janë prekur dhe frenimi i çmimit të qirasë dështoi për shkak të ÖVP dhe të Gjelbërve, shkruan kontrast.at.
Subvencionimi i kostos së strehimit nga paratë e taksave që u vendos në vend të kësaj derdhet drejtpërdrejt në xhepat e pronarëve dhe nxit inflacionin.
Rritja ka prekur të gjithë qytetarët që kanë apartamente në pallate të vjetra nën 130 metra katrorë që janë marrë me qira pas vitit 1994 dhe banesat komunale sidomos në Vjenë.
Në vitin 2022, qiratë standarde u rritën me 5.8 për qind. Kështu, qiratë treguese janë 15 për qind më të shtrenjta se një vit e gjysmë më parë, përcjell albinfo.ch.
Për javë të tëra, partitë qeverisëse kundërshtuan mocionet në Parlament që kërkonin ngrirjen e rritjes së qirasë. ÖVP gjithashtu pengoi propozimin e koalicionit të të Gjelbërve për të frenuar rritjen e qirasë në 2023 nga 8.6 në 3.8%. Ky ishte një propozim minimal: pjesa tjetër e rritjes së qirasë duhet të shtyhet vetëm në 2024-ën dhe 2025-ën, shkruan kontrast.at.
Kostot e banesave janë rritur pothuajse dy herë më shpejt se inflacioni që nga kriza financiare e vitit 2008. Dhoma e Punës ka llogaritur se qiramarrësit në apartamente private në Vjenë kanë paguar mesatarisht 93 për qind më shumë për metër katror vitin e kaluar sesa më 2008.
“Derisa bruto produkti vendor u rrit për 53% mes viteve 2018-2022, qiratë u shtrenjtuan për 121%. Vetëm në vitin 2022 ka pasur një rritje prej 320 milionë euro”, thuhet në transmetim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si turistët zgjedhin akomodimin, duke krijuar mundësi të reja, por... -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen












