Lajme
Euro dhe dollari forcohen kundrejt lekut
Pas një periudhe të gjatë zhvlerësimi në tregun e brendshëm valutor, euro ka nisur një rritje kundrejt lekut, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit.
Sipas grafikës zyrtare të Bankës së Shqipërisë, vetëm në 3 ditë monedha europiane është forcuar me 2.5 për qind ndaj lekut.
Sot, më 17 maj, euro është kuotuar mesatarisht me 113.43 lekë, 1.54 lekë më shumë se dje, ndërsa të premten tregtohej me 110.63 lekë.
Edhe dollari amerikan u forcua me 1.99 lekë dhe këmbehet me 104.70 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
Në raportin tremujor të politikës monetare 2023, të publikuar pak ditë më parë nga Banka e Shqipërisë, u vu në dukje se pati një mbiçmim të lekut ndaj dollarit amerikan dhe euros, intensifikuar në muajt mars dhe prill 2023.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













