Lajme
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, me plan të ri veprimi për këtë vit
"Janë caktuar takimet me bizneset sqhiptare nëpër qytete më të mëdha në Zvicër. Gjithashtu u dhanë sugjerime për të ardhmen e Rrjetit”
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër ka mbajtur takimin e parë, disa ditë pas bashkimit të dy organizatave në një të vetme.
Pjesëmarrës të këtij takimi në Rothrist, ishin Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, kryetari i Rrjetit, Qamil Isufi, dhe nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Rexhep Berisha, si dhe anëtarët Basri Shkodra e Kujtim Krasniqi dhe këshilltari juridik, Nazmi Jakurti..
Sipas njoftimit, ky takim është bërë me qëllimin që bizneset në diasporë të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vete. Për të realizuar këtë synim, janë krijuar grupet punuese që të punojnë në bashkimin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër në një organizatë të vetme deri në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor, që është caktuar të mbahet në janarin e vitit 2024.
Ajo që e bën më të veçantë këtë takim, ishte caktimi i planit të veprimit për këtë vit.
“Janë caktuar takimet me bizneset sqhiptare nëpër qytete më të mëdha në Zvicër: Cyrih, Bernë, Bazel dhe Lozanë. Gjithashtu u dhanë sugjerime për të ardhmen e Rrjetit”, ka bërë të ditur Fehmi Fetahi, President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch.
Rrjetin e bashkuar e pret një punë e madhe në përmbushjen e planeve dhe objektivave që kanë qëllim rritjen dhe zhvillimin e kompanive shqiptare në Zvicër. Tashmë nuk na pengon asgjë në krijimin e urave të bashkëpunimit mes vete, tha pas këtij takimi afaristi Fehmi Fetahi.
“Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër synon të mbajë kursin e një organizate gjithëpërfshirëse e urëlidhëse në mes bizneseve të shqiptarëve në Zvicër, atyre vendore e më gjerë”, është shprehur në fund President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














