Lajme
Vendi që pritet të goditet nga temperatura deri në 50 gradë
Pakistani po përgatitet për një valë të nxehti me temperatura që pritet të rriten deri në 50 gradë Celsius, në provincën më të populluar të vendit.
“Temperaturat pritet të rriten deri në 50 gradë në Punxhabin jugor dhe disa zona të Sindhit”, tha sot shefi i Departamentit të Meteorologjisë, Sardar Sarfraz.
Departamenti i Meteorologjisë i Pakistanit lëshoi një njoftim, ku thuhet se temperaturat e ditës ka të ngjarë të mbeten 4 deri në 6 gradë më të larta se normalja në Punxhab dhe disa pjesë të Sindhit.
“Publiku i gjerë këshillohet që të shmangë ekspozimin e panevojshëm ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit”, tha ai.
Temperaturat në zonat veriore, ku ndodhen mbi 7000 akullnaja, pritet të jenë 2 deri në 4 gradë mbi normalen.
Këto temperatura do të vazhdojnë nga e marta deri të shtunën.
“Një periudhë e shirave para musonit pritet në fund të javës”, tha Sarfraz.
“Megjithatë, ndryshe nga viti i kaluar, Pakistani pret shira musonesh nën normale këtë vit”, tha ai.
Më shumë se 1700 persona u vranë dhe mbi 33 milionë banorë u prekën nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga shirat e parregullt të musonit, vitin e kaluar, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Dhjetëra mijëra persona u evakuuan javën e kaluar përpara ciklonit “Biparjoy”, në Pakistan dhe Indi.
India fqinje është prekur gjithashtu nga vala e të nxehtit, ku dhjetëra persona kanë vdekur ditët e fundit.
Pakistani është përgjegjës për më pak se 1% të emetimeve globale të karbonit, por është ndër 10 vendet më të cenueshme nga klima.
Vitet e fundit Pakistani është prekur nga përmbytjet e shpejta, erozioni i tokës, shpërthimet e reve, thatësirat dhe smogu që rezultojnë në cilësi të ulët të ajrit.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike









