Lajme
Qyteti i Cyrihut ul tarifat për aplikantët për shtetësi
Meqenëse tarifat për natyralizimin lejohen vetëm për të mbuluar shpenzimet administrative dhe jo për të bërë fitim, autoritetet komunale në qytetin më të madh të Zvicrës kanë vendosur të ulin koston e procedurës
Tarifa e përpunimit do të bjerë nga 1200 franga aktuale, në 750 franga për aplikantët mbi moshën 25 vjeç që kërkojnë shtetësinë zvicerane në Cyrih, njoftoi Këshilli i qytetit të mërkurën.
Ata nën 25 vjeç do të vazhdojnë të kenë të drejtën e një procesi falas, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ky ndryshim ka të bëjë vetëm me shtetësinë e dhënë në nivel komunal.
Aplikacionet e trajtuara nga autoritetet kantonale kanë tarifa të ndryshme – nga një minimum prej 500 frangash në më shumë se 3,000, në varësi të kantonit. Për shembull, tarifa mund të variojë nga 500–1,600 franga në kantonin e Jura, deri në 1,800–3,000 franga në Fribourg, në varësi të komunës ku jetoni.
Në Vaud, ju duhet të paguani 550 deri në 800 franga dhe 1000 franga në Valais.
Në Gjenevë, ndërsa tarifat dikur bazoheshin në të ardhurat, tani ato paguhen me një tarifë fikse, në varësi të moshës dhe nëse aplikoni si individ apo çift.
Sipas burimeve zyrtare, natyralizimi në Gjenevë kushton 300 franga për të miturit nga 11 deri në 17 vjeç; 850 franga për të rriturit nën 25 vjeç; 1250 franga për personat mbi 25 vjeç; 1,360 franga për çiftet, kur një person është nën 25 vjeç; 2000 franga për çiftet mbi 25 vjeç; dhe 300 franga për fëmijë të përfshira në procedurat e ndryshme, përcjell tutje albinfo.ch.
Po në nivel federal?
Kostoja e paraqitjes së një aplikimi pranë autoriteteve federale është relativisht e ulët (100 franga zvicerane për një të rritur, ose 150 franga për një çift).
Si përkujtim, një kërkesë për shtetësi duhet të miratohet në nivel kantonal, komunal dhe federal, ku fjalën e fundit e kanë autoritetet komunale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër














