Lajme
Ndodh në Zvicër: Pronarët ndajnë fitimet me kamarierët
Zona e Liqenit të Cyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm
Kamarierët për sezonin e verës arrijnë të fusin në xhep aq të ardhura sa mund të përballojnë jetesën pa punuar për gjithë muajt e vjeshtës, për të mos thënë, gjithë vitin. Disa deklarohen se kanë fituar deri në 16,500 franga – afro 17,250 euro – vetëm në muajin qershor. Pa llogaritur shpenzimet.
Në realitet, megjithatë, një çështje e tillë hap debat, pasi rastet që shërbimi të arrijë të fitojë shuma kaq marramendëse janë mjaft të izoluara.
Shkak për fitimet e majme në këtë rast, sipas Corriere Della Sera, është bërë strategjia e ndjekur nga dy sipërmarrës zviceranë, të cilët pasi u përballën me mungesën e stafit, vendosën që të indeksojnë pagat e punonjësve në varësi të xhiros së bizneseve.
Punonjësit e servisit të tavolinave meshkuj dhe femra kanë grumbulluar, pa TVSH, midis 7 dhe 8% (përqindja ndryshon nga vendi në vend) të arkëtimit total mujor për person, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Michel Péclard, njëri prej biznesmenëve, shpjegoi se të gjithë kamerierët që punojnë në bizneset e tij, marrin nga 8 deri në 12 mijë franga në muaj; pa përfshirë këtu pagën minimale prej 3750 frangash të garantuar në kontratë. Kjo strategji, sipas tij, e nxit të gjithë stafin që të punojë njësoj sikur restoranti të ishte i tyre. “Ndërkohë rroga prej 16,500 është më e larta deri më tani, e fituar nga një kamerier”, thotë Péclard.
Megjithatë, strategjia e ndjekur nga dy pronarët e disa restoranteve në këtë zonë nuk është e duhura, shprehen përfaqësues të shoqatës tregtare GastroSuisse. “Pagat e bazuara në qarkullimin e të ardhurave mund të jenë sigurisht një zgjidhje”, tha presidenti i GastroSuisse, Casimir Platzer, ndërsa e cilësoi rastin tejet shpërqëndrues dhe joprofesional.
Platzer argumenton se nuk mund të imagjinohet shtrirja e këtij modeli në gjithë fushën, pasi në restorantet e vetëshërbimit, ndër të tjera, mungojnë kushtet e përshtatshme dhe “çdo restorant duhet të vlerësojë nëse kjo zgjidhje është adekuate apo jo”.
Unia, sindikata ndërprofesionale zvicerane, thotë se nuk është kundër “faktit që pagat më të larta paguhen në varësi të xhiros“, por duhet bërë një pyetje: “A marrin bashkëpunëtorët një pjesë të arsyeshme të fitimeve? Po pronari i resorantit, a kufizohet ai në transferimin e rrezikut të tij të biznesit tek të tjerët”.
Zona e Liqenit të Cyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












