Lajme
Festivali treditor i aeroportit të Cyrihut mbledh 140 mijë vizitorë
Përfundon festivali treditor i aeroportit të Cyrihut që feston 75-vjetorin.
“Ne mirëpritëm rreth 140,000 vizitorë këtë fundjavë”, njofton faqja e aeroportit në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Festivali i aeroportit tërhoqi një interesim të madh. Veçanërisht për shfaqjen ajrore Patrouille Suisse të dielën pasdite, numri i vizitorëve ishte i lartë, duhej organizuar daljen në faza, në mënyrë që terminali i autobusëve dhe hekurudhat e trenit të mos tejmbusheshin, thuhet tutje në njoftim.
Si rezultat, disa herë kishte vonesa dhe pritje për udhëtimin e kthimit. “Ne e kuptojmë se kjo situatë kërkonte shumë durim dhe falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin. Në përgjithësi, ne ishim të kënaqur të mirëpresim shumë mysafirë në të tri ditët dhe patëm mundësi të përjetonim një festë të mrekullueshme përvjetorin së bashku me publikun”.



E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













