Kulturë

Visar Qusaj

Aktor

Drama nga Zvicra është shfaqur në kuadër të festivalit frankofon në Teatrin Oda në Prishtinë.

Shfaqjen e kësaj pjese teatrore nga Zvicra e ka shikuar edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, drejtues të Ambasadës së Francës në Prishtinë si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë.

Drama në fjalë është luajtur disa vjet me radhë në disa qytete të Zvicrës, sikur në Lozanë, në Nyon, në Renens, në Ecublens, në Payerne dhe në teatrin prestigjioz Echandole të Yverdon-les-Bains.

“Guri Ura, i huaji vendor“ është vënë në skenë nga Visar Qusaj dhe luajnë: Zymer Lutfiu në rolin e Pierre Pont, Lulzim Qusaj në rolin e Guri Urës, Karine Mazza në rolin e Gentiane Rive, Agon Rexhaj në rolin Rock Graben si dhe Visar Qusaj në rolin e Kevin Gashit.

Suksesi i dramës në Zvicër më së miri ilustrohet me faktin që citimi i kësaj pjese teatrore të shkruar nga Driton Kajtazi: Këtu po ndihem i huaj vendor, e atje autokton i ardhur, ka figuruar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Zvicër.

Në këtë pjesë teatrore, një shqiptar nga Kosova, Guri Ura, në një reality show duhet të dëshmojë se është bërë zviceran dhe të marrë shtetësinë apo të natyralizohet. Ai nuk dëshiron të natyralizohet, sepse nuk konsideron se është i denatyralizuar… “Nga dashuria e madhe që kam për Kosovën, e dua Zvicrën”, thotë Guri Ura, personazh i kësaj pjese teatrore, sipas njoftimit të Teatrit Oda.

Teatri Shqiptar Kurora në Nyon të Zvicrës, i themeluar para 17 vjetësh, është referencë e mirëfilltë kulturore shqiptare në Zvicër. Që nga fillimi Teatri Kurora ka vënë në skenë një seri të shfaqjeve, kryesisht në gjuhën frënge, por edhe në gjuhën shqipe.

 

 

 Biografi e shkurt

  • Emri, MbiemriVisar Qusaj
  • Vendi ku vepron: Nyon-Zvicër
  • Profesioni:Aktor
  • Kontakti http://ch.linkedin.com/pub/qusaj-visar/90/283/617

  WHO’S WHO të tjera