Lajme
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”
Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku shqiptarë të shumtë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri
Ndërsa në Tiranë po zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e diasporës kanë vijuar mobilizimin edhe në Evropë. Një tubim solidarizues u mbajt në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri.
Emanuela Zaimi, pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se kërkesat e diasporës janë të njëjta me ato të qytetarëve që po protestojnë në Tiranë.
“Ne jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri. Thirrjet tona janë të njëjta me të tyret”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti austriak për mediat shqiptare, transmeton albinfo.at
Zaimi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për prapavija politike apo interesa të tjera pas protestave të diasporës, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm mbrojtja e interesave të Shqipërisë.
“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje të vendit tonë”, ka deklaruar ajo.
Protestuesit kanë deklaruar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me marshime nëpër sheshet e kryeqytetit austriak duke vijuar aksionin e tyre kundër klasës politike.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














