Kosova
Presidentja Osmani vijon vizitën në Shqipëri
Edhe sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni shtetërore do t’ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në agjendën e presidentes Osmani është edhe një aktivitet i përbashkët i dy presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave në Presidencën e Shqipërisë.
Po ashtu, në Tiranë ajo do të ketë edhe një takim me grupin e grave deputete dhe vizitë te Muzeu i Gjetheve dhe aktivitete të tjera.
Agjenda do të vijojë në qytetin e Beratit, ku pas takimit me kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo, Presidentes do t`i dhurohet titulli më i lartë i qytetit “Patroni i Kalasë”, e më pas do të vizitohen Kisha e Shën Mërisë dhe Muzeu Onufri.
Në Durrës ndërkaq, Osmani do ta ketë një takim me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, do ta vizitojë Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.
Ndërsa të hënën, Osmani është takuar me krerët e shtetit shqiptar, derisa ka theksuar se kryefjala e vizitës së saj në Tiranë ka të bëjë me përpjekjet për unifikimin e politikës së jashtme të të dy vendeve e në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Fuqizimi i koordinimit të vazhdueshëm në politikën e jashtme është në dobi dhe në interes jo vetëm të shteteve tona, por edhe të rajonit dhe më gjerë. Prandaj, kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme”, ka theksuar ajo.
Osmani ka potencuar edhe njëherë rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e interesave të Kosovës, sidomos në organizatat ndërkombëtare, ku Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta, derisa ka shtuar se Kosova është e përkushtuar të fuqizojë pozicionin e saj ndërkombëtar.
Po ashtu ajo ka kërkuar sërish mbështetjen e shtetit shqiptar, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE), posaçërisht në raport me dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe krizën në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih











