Lajme
Mentor Ilazi u zgjodh kryetar i Shoqatës së Inxhinierëve Shqiptarë në Zvicër
Ai u zotua që do të vazhdojë të punojë me vullnet e gatishmëri për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi e zhvillimore në Zvicër dhe në vendet e origjinës
Më 9 shtator, në Bernë, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Inxhinierëve shqiptarë (Albanian Engieering of Switzerland) në Zvicër.
Takimit i priu një program i pasur nga shoqata kulturore artistike shqiptare ‘Bashkimi’ me këngë e valle popullore shqiptare nga fëmijët e kësaj shoqate.
Rexhep Gashi, kryetar i deritashëm shoqatës hapi takimin me një fjalim mbi rëndësinë dhe vlerat e kësaj shoqate, me ç`rast ceku rolin e inxhinierëve shqiptarë në zhvillimin e shoqërisë. Ai tha se janë mbi 150 inxhinierë shqiptarë në Zvicër të cilët po japin një kontribut të jashtëzakonshëm.
Kurse Tefik Selmani, anëtar i kësaj shoqate, foli për historikun, vështirësitë e para të krijimit dhe inaugurimit të kësaj shoqate. Ai gjithashtu foli për projektet e realizuara në të kaluarën si dhe për mundësitë e hapura në të ardhmen.
Këtë takim e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Kosovës z. Sami Ukelli, përmes një ‘videomesazhi’ i cili i inkurajoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate si dhe i falënderoi për punën e tyre. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe diplomatë nga Republika e Shqipërisë si dhe aktivistë tjerë shoqëror e kulturor.
Punimet e Kuvendit u hapën nga kryetari aktual i shoqatës, Rexhep Gashi dhe Enver Alijaj, anëtar i kësaj shoqate, të cilët prezantuan strukturën e Kuvendit, zgjedhjen e bordit menaxhues si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj shoqate. Me këtë rast, duke respektuar rregullat, në mënyrë unanime, Mentor Ilazi (inxhinier) u zgjodh kryetar i kësaj shoqate.
Kryetari i sapozgjedhur, Mentor Ilazi përsëendeti Kuvendin dhe pjesëmarrësit si dhe falënderoi të gjithë anëtarët e kësaj shoqate për besimin e mundësinë e dhënë. Ai u zotua që do të vazhdojë të punojë me vullnet e gatishmëri për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi e zhvillimore jo vetëm në Zvicër, por edhe në vendet e origjinës, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj. Ai tha që të gjithëve na bashkon gjuha dhe kultura.
Të pranishmit në shenjë falënderimi mbyllën punimet me ngrohtësi e duartrokitje dhe në fund pasoi darka.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
Jeta në Zvicër
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit Këshilli Federal ishte i hapur të premten për mundësinë e pagesës së pensionit të 13-të të...
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor
-
Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Kompania e tre vëllezërve Aliti “a3 Haustech AG” ndriçon shtëpitë zvicerane
-
Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër