Lajme
Gjeneva do të fikë ndriçimin e rrugëve kantonale
Në javët e ardhshme, Departamenti i Shëndetësisë dhe Lëvizshmërisë së Gjenevës do të fikë ndriçimin në rrugët kantonale gjatë natës.
Kjo do të bëhet për një vit provë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Projekti do të shtrihet gradualisht në gjithë Gjenevën deri në fund të vitit 2024.
Qëllimi? Për të përmirësuar gjumin – dhe për rrjedhojë mirëqenien – të banorëve dhe për të ruajtur jetën e egër të natës.
Por, disa komuna nuk janë entuziaste për këtë ide, pasi kanë frikë për sigurinë e shoferëve.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Lëvizshmërisë siguron se “përveç mbylljeve, do të kryhet një fushatë ndërgjegjësimi midis përdoruesve të rrugës”.
Në vitin 2022 tashmë ishin kryer fikje të lokalizuara për të kursyer energjinë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














