Integrimi
Islam Alijaj “angazhon” avatarin të flasë për të gjatë fushatës zgjedhore
Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një avatar që flet për të. Ai duket si Alijaj dhe ka një zë të ngjashëm

Sa herë që Islam Alijaj dëshiron të thotë diçka para Këshillit Bashkiak të Cyrihut, atij i duhet ndihma e një asistenti që e shoqëron te foltorja dhe flet ose “përkthen” për të, transmeton albinfo.ch. Për shkak të paralizës cerebrale që ka kandidati i PS-së për Paralamentin e Zvicrës, ka vështirësi të ecë dhe të flasë.
Alijaj tani po merr mbështetje virtuale në fushatën zgjedhore. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar një avatar që flet për të. Ai duket si Alijaj dhe ka një zë të ngjashëm, shkruan blick.ch. Por, ai flet më rrjedhshëm dhe për këtë arsye është më i kuptueshëm.
Kur dikush nga ekipi i tij i fushatës kishte idenë e përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) për të krijuar një avatar, ai qe shprehur i emocionuar, nga njëra anë, por skeptik, nga ana tjetër. Skeptik sepse ai kishte konstatuar tashmë se softueri i zakonshëm i njohjes së zërit si Siri i Apple nuk e kuptonte atë.
Por skepticizmi u zhduk shpejt. Është dashur vetëm një video për të regjistruar atë dhe zërin e tij, thotë Alijaj. Kjo më pas u shndërrua në një avatar me një zë sintetik, duke përdorur Inteligjencën Artificiale gjeneruese, përcjell albinfo.ch. Ai tani thjesht mund të shtypë atë që dëshiron të thotë – dhe avatari e kthen tekstin në të folur. Janë krijuar pesë video, në të cilat Alijaj prezanton qëllimet e tij zgjedhore.
Avatari ende flet gjermanishten standarde. Por, një variant zvicerano-gjerman është gjithashtu teknikisht i mundshëm, sipas Alijajt.
Për Alijajn, e gjithë kjo nuk është vetëm një lojë dëfryese. Përkundrazi, ai e sheh këtë si një mundësi të madhe për njerëzit me aftësi të kufizuara si ai.
“Ëndrra ime e madhe do të ishte një zgjidhje teknike që do të mund të interpretonte për mua njëkohësisht dhe të më bënte të pavarur nga asistenti im i të folurit”, transmeton albinfo.ch. Kjo jo vetëm që do t’i jepte Alijajt pavarësinë, por edhe do të lehtësonte barrën e madhe financiare.
Me 170,000 franga, anëtari i PS-së ka një nga buxhetet më të larta të fushatës në kanton. Dhe, një pjesë e madhe është shpenzuar për ndihmë gjuhësore, thotë Alijaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E përditshmja suedeze: Dua Lipa i bën jehonë Kosovës Në fokus të mediave suedeze: Dua Lipa dhe përkushtimi ndaj Kosovës...
-
Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës
-
Ishte duke u kthyer nga Gjermania, arrestohet kosovari
-
KQZ-ja pranon 1 mijë e 239 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale në Kosovë
-
Gjenevë: Mërgata shqiptare shënon 30 Gushtin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë
Jeta në Zvicër
-
Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës Një mbrëmje e mbushur me emocione, ritme e krenari kulturore shqiptare u zhvillua në selinë e...
-
Birrat pa alkool po bëhen gjithnjë e më të njohura në Zvicër
-
Kompanitë shumëkombëshe zvicerane bëjnë thirrje për qetësi në përgjigje të goditjes së tarifave
-
Liqeni i Cyrihut ka edhe varkën e tij të parë elektrike
-
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard