Lajme
Radari ‘kapi’ gabimisht 10,000 shoferë të pafajshëm në Bernë
Kamerat e shpejtësisë të programuara keq ndezën gabimisht 9604 automjete këtë vjeshtë në kryeqytetin zviceran, Bernë.
Sistemi i ri i radarit i bëri gabimet midis 12 shtatorit dhe 19 tetorit. Problemi u ngrit për shkak të një gabimi në programimin e softuerit, përcjell albinfo.ch.
Katër sisteme matëse në qytetin e Bernës u prekën, siç njoftoi të hënën policia kantonale e Bernës.
Personat e prekur do të njoftohen me shkresë në ditët në vijim dhe do të rimbursohen rreth 6000 gjobat e paguara tashmë.
Pajisjet e programuara gabimisht janë një gjeneratë e re e sistemeve matëse me teknologji loop. Pajisjet janë testuar dhe miratuar nga Zyra Federale e Metrologjisë.
Vetëm katër sistemet në Bernë ishin në përdorim në gjithë Zvicrën. Sistemet u ndaluan më 19 tetor.
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit Këshilli i Qytetit të Bernës synon të ulë numrin e autobusëve në qendër të qytetit. Në... -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: 54-vjeçarja në gjyq për ngordhjen e maces së saj -
Fushata kundër bujqësisë OMGJ mbledh 133,000 nënshkrime në Zvicër














