Lajme
Sa leje të punës do të lëshojë Zvicra për vitin 2024
Në vitin 2024 Zvicra do të ofrojë të njëjtin numër lejesh pune për punonjësit jashtë Bashkimit Evropian (BE) dhe Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA)
Këshilli Federal ka vendosur të lërë të pandryshuara kuotat e vendeve të treta.
Këshilli Federal ishte konsultuar me partnerët socialë dhe kantonet përpara se të merrte vendimin të mërkurën. Në vitin 2024, deri në 8500 specialistë të kualifikuar mund të rekrutohen sërish jashtë BE-së dhe EFTA-s: 4500 me leje qëndrimi B dhe 4000 me leje qëndrimi afatshkurtër L, raporton Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Vitet e fundit kuotat nuk janë shfrytëzuar plotësisht, shkruan Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM). Në fund të tetorit 2023, ishin përdorur 68% e lejeve të qëndrimit B për shtetasit e vendeve të treta të punësuar dhe 65% e lejeve L për qëndrim të shkurtër.
Kuotat për ofruesit e shërbimeve nga BE dhe EFTA gjithashtu mbeten të pandryshuara. E pandryshuar do të vazhdojë edhe kuota speciale për të punësuarit nga Mbretëria e Bashkuar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













