Lajme
Statistikat e dhomave për person: Cilat shtete prijnë e cilat janë më keq
Sipas të dhënave, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të parat në Evropë me numrin më të vogël të dhomave për person, përkatësisht me 0.9 dhoma për secilën
Në publikimin e ‘Agjencisë Evropiane të Statistikave’ mbi kushtet e banimit të njësive ekonomike familjare, ‘Scan Intel’ këtë herë ka analizuar numrin mesatar të dhomave për person. Sipas të dhënave, Shqipëria dhe Mali i Zi renditen të parat në Evropë me numrin më të vogël të dhomave për person, përkatësisht me 0.9 dhoma për secilën, ndërkohë që në radhë ndjek Serbia me një dhomë për person. Në vendet e Bashkimit Evropian, në vitin 2021, kishte mesatarisht 1.6 dhoma për person, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sa u përket vendeve të cilat renditet në skajin tjetër të grafikut, pra vendet me më shumë dhoma, gjejmë Maltën me 2.3 dhoma për person dhe Holandën e Irlandën me 2.1 dhoma për person secila.
Shqipëria është vendi i dytë në Evropë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi, ku 58,1% e popullsisë në vendin tonë janë shprehur se jetojnë ngushtë, sipas një ankete të Eurostat.
Kushtet e banimit ne vende të ndryshme varen edhe nga përbërja e njësive ekonomike familjare. Referuar shifrave, Shqipëria renditet e para në Evropë sa i përket madhësisë mesatare të familjes. Një familje në vendin tonë përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, ndërkohë që në Bashkimin Evropian madhësia mesatare është 2.3 persona për familje. Mali i Zi, Turqia dhe Serbia vijojnë në renditje si vendet me familje të mëdha, ndërsa Finlanda, Danimarka dhe Gjermania kanë numrin më të ulët, me një përbërje mesatare prej dy personash.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











