Lajme
Këshilltari i ri Federal i Zvicrës është Beat Jans
Beat Jans u zgjodh si këshilltar i ri federal me 134 nga 245 vota. Zgjedhja e tij në vend të Alain Berset kërkonte tri raunde votimi
Këshilltari i ri federal i Zvicrës quhet Beat Jans: 59-vjeçari sjell përvojë drejtuese si këshilltar qeveritar dhe, si banor i Bazelit, përfaqëson një rajon që nuk është përfaqësuar në qeverinë e shtetit për 50 vjet vjet, transmeton albinfo.ch. Që nga koha e tij në Këshillin Kombëtar (deputet federal), Jans është ende i lidhur mirë në Bernën Federale dhe mbahet mend si një politikan kompetent.
Për rivalin e tij, Jon Pult, zgjedhjet përfunduan me zhgënjim: 39-vjeçari konsiderohet një talent politik natyral dhe është shumë i njohur në grupin parlamentar të PS-së, raporton srf.ch. Megjithatë, shumë qytetarë ishin të shqetësuar nga e kaluara e tij në Juso, në Graubünden Dhe në seancat me palët e tjera ai ia doli më pak se Beat Jans.
Një aspekt i rëndësishëm i zgjedhjes së pasardhësit të Alain Berset janë votat e shumta për Daniel Jositsch, kandidati i preferuar i qytetarëve, por jo dhe i partisë së tij, PS-së. Shumë deputetë të klasës së mesme nuk iu përmbajtën udhëzimeve të liderëve të partisë së tyre dhe votuan për kandidatin Jositsch, edhe pse deputeti i Dhomës së Kantoneve, nga Cyrihu, nuk ishte kandidati zyrtar i PS-së.
Gjatë seancës së sotme të përbashkët parlamentare (ku bëhen bashkë të dy dhomat) zgjedhjes i nënstrohen edhe të gjithë këshilltarët aktualë federalë (ministrat). Zakonisht kjo procedurë shërben më shumë për “testimin” e imazhit që gëzojnë ministrat në detyrë se sa që bëhet një rizgjedhje reale. Ka ndodhur tepër rrallë që ndonjëri nga ministrat të mos e kalojë këtë testim.
Kështu, në përfundim rezultoi se janë rizgjedhur që të gjashtë ministrat (i shtati, vjen nga sot dhe quhet Beat Jans): Guy Parmelin (FDP), Ignazio Cassis (FDP), Viola Amherd (Mitte, Qendra), Karin Keller-Sutter (FDP) Albert Rösti (SVP) dhe Elisabeth Baume-Schneider (SP).
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











