Bota
Festat afër, pse nuk bën të teprohet me alkool
Kampionet e gjakut të ekzaminuara u përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç
Konsumi i tepruar i alkoolit mund të shkaktojë dëmtim të indeve të zemrës edhe përpara se të shfaqen simptoma shqetësuese, tregojnë studimet, të cilat rikthehen në vëmendje në pragun e festave të fundvitit, që shoqërohen me një përdorim të shtuar të pijeve alkoolike.
Hulumtimet e fundit mbështetin studimet e mëparshme që tregojnë se një konsum pa kriter i alkoolit mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, presionit të lartë të gjakut, aritmive apo edhe hemorragjisë cerebrale, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Ekspertët thonë se duke matur nivelin e disa molekulave në gjak, kanë qenë në gjendje të zbulonin se personat që kishin konsumuar shumë alkool, kishin dhe gjasat më të mëdha për dëmtime në zemër, sesa njerëzit që e pinë më pak.
Kampionet e gjakut të ekzaminuara u përkisnin 2,525 të rriturve të moshave nga 35 deri në 69 vjeç. Dëme të mëdha ndërkohë, alkooli shkakton edhe në mëlçi, ku godet qelizat hepatike. Niveli i dëmit varet sidoqoftë shumë nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Zbulimi i një dëmtimi hepatik mund të bëhet edhe përmes ekzaminimeve rutinë dhe matjes së nivelit të bilirubinës në gjak.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














