Shkurt.ch
Euro bie në 1.04 franga?
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka eliminuar çuditërisht normën minimale të këmbimit të frangut me euron. Monedha e përbashkët evropiane përkohësisht ka rënë nën 1 frang.
Në orët e paraditës 1 euro është tregtuar me më pak në 1.05 franga. Dollari amerikan është bërë më i shtrenjtë për monedhën zvicerane. Ai ra nga rreth 1.02 sfr..
Tregtarët në tregun e këmbimit të huaj ishin të befasuar dhe të frikësuar për besueshmërinë e Bankës Nacionale. “Nuk e kanë mbajtur fjalën,” tha një tregtar për agjencinë e lajmeve financiare AWP. “Gjëja që nuk mund të ndodhë, ka ndodhur – spekulatorët kanë fituar kundër Bankës Nacionale,” komentoi ai.
Një normë e re e kufizuar kundrejt euros ndoshta do të pushojë së ekzistuari, ka komentuar një analist i këmbimit valutor në Helaban gjermane.
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) është arsyetuar për ndryshimin e kursit minimal kundrejt euros me forcimin e dollarit amerikan.
Dallimet në politikat monetare të zonave të monedhave të mëdha do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme vitet e ardhshme dhe ka të ngjarë të jenë të theksuara edhe më tutje. Euro është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit në SHBA duke e dobësuar frangun kundrejt dollarit amerikan, shkruan SNB në komunikatën e të enjtes.
Për këtë arsye Banka Nacionale kishte ardhur në përfundim se zbatimi dhe mbajtja e normës minimale të këmbimit euro me frangun nuk ishte më e justifikuar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













