Maqedonia
Maqedoni: Kuvendi voton pro zgjatjes së vlefshmërisë së patentë shoferëve
Kuvendi i Maqedonisë i ka miratuar të hënën ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurinë në komunikacion, me të cilat zgjatet vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin “Republika e Maqedonisë” deri në fund të vitit 2024.
Ndryshimet që u miratuan në Kuvend parashikojnë edhe zgjatjen e procedurës deri në fund të vitit për marrjen së këtij dokumenti me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimet u miratuan me procedurë të shpejtë për ta shmangur krijimin e rrëmujës me patentë shoferët, pasi të hënën në mesnatë skadonte afati për përdorimin e emrit të vjetër “Maqedoni” në dokumentet personale.
Kjo kishte shkaktuar rrëmujë para sporteleve, por edhe reagime të shumta pas njoftimit të Ministrisë së Punëve Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB) se nga 13 shkurti lejet e vozitjes me emrin “Maqedoni” do të cilësoheshin si të papërdorshme dhe se kushdo që do t’i përdorte do të përballej me gjoba.
Më herët MPB-ja kishte thënë se lejet e vozitjes do të vlenin sikurse letërnjoftimet, edhe pas skadimit të afatit për ndërrimin e tyre, më 12 shkurt.
Nëse kjo do të zbatohej, pasojat më së shumti do t’i ndienin shoferët e taksive, të autobusëve, transportuesit dhe drejtues të tjerë të automjeteve që ende nuk e kanë bërë ndërrimin e patentë shoferëve.
“Kjo është tepër e rëndë, na shkakton shumë probleme, pasi edhe me punë nuk po ia dalim e lëre më pa punë. Shteti nuk duhet të na dënojë se nuk është faji ynë. Duhet të ketë hapësirë, duhet të ketë tolerancë, sepse këto dokumente akoma kanë afat. Sikur të mos kishin [afat], në rregull, por derisa kanë, atëherë duhet të ketë tolerime”, tha shofer taksie në Shkup para vendimit të Kuvendit.
Jovan Mirçevski, shofer në një agjenci turistike, druhej se nga e marta do të mbetet pa punë, bashkë me shumë të tjerë, sikur Kuvendi të mos votonte për ta zgjatur vlefshmërinë e patentë shoferëve.
“Ne nuk mund ta bëjmë ndërrimin e tyre pasi ka shumë procedura, shumë radhë, pritje të gjata. Është e pamundur që kjo të bëhet në afatin e paraparë. Nëse nuk ndërmerren masa, unë dhe shumë të tjerë, nga e marta do të mbetemi pa punë”, tha Mirçevski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, që është nga radhët e VMRO DPMNE-së, e cila është pjesë e qeverisë teknike, për gjendjen e krijuar ka fajësuar strukturat e MPB-së dhe qeverinë e mëparshme pasi “nuk i ka parashikuar obligimet që dalin nga marrëveshja me Greqinë”.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35











