Shkurt.ch
Super të pasurit bëhen bashkë në Davos
Biznesmenët më të pasur dhe më të fuqishëm në botë, kryetarë shtetesh dhe madje edhe të famshmit janë mbledhur në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit të 45-të Ekonomik të Davosit (WEF).
Tema e konferencës së këtij viti është “Konteksti i ri global”, çmimet e naftës, ndryshimi i klimës, rritja e Kinës, deflacioni në gjithë zonën e euros, konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës dhe pabarazia e të ardhurave që është në krye të agjendës së Forumit në Davos.
Të gjithë sytë janë drejtuar nga Banka Qendrore Evropiane dhe presidenti i saj, Mario Draghi, i cili pritet të njoftojë se Evropa do të marrë të paktën 500 miliardë € ndihmë, pasi eurozona nuk arriti për ta rregulluar ekonominë e saj gati pas pesë vjetësh të recesionit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përkeqësuar parashikimet e tyre për 2015 dhe 2016 rreth rritjes globale për ekonomitë e mëdha, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Njerëzit që bëjnë problemet dhe propozojnë zgjidhjen e tyre janë përgjegjës për këtë gjendje ekonomike”, tha Rockwell.
Vetëm 400 njerëz morën pjesë në forumin e parë më 1971, të organizuar nga akademiku gjerman, Klaus Schwab, i Universitetit të Gjenevës. Schwab ka organizuar ngjarjen dhe kishte ftuar industrialistë lokalë, shkencëtarë dhe politikanë, duke shpresuar krijimin e “Komitetin Evropian”, siç u quajt fillimisht.
Që atëherë pjesëmarrja është zgjeruar në më shumë se 40 liderë botërorë dhe 2.500 biznesmenë, si dhe një numër të madh gazetarësh.
Bloomberg News raportoi se ngjarja do t‘i sjellë 52 milionë qytetit turistik të Zvicrës, Davos. Çmimet e hoteleve janë shtrenjtuar dy herë më shumë, nëse jo tri ose katër herë gjatë forumit.
Biletat për pjesëmarrësit kushtojnë 50 mijë dollarë për person.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














