Lajme
Kërcënon përmes videos me vrasje masive: arrestohet 21-vjeçari
Hetimi i policisë ka çuar te i riu 21 vjeçar zviceran i cili tani po mbahet në paraburgim
Një zviceran 21-vjeçar nga kantoni Thurgau ka shpërndarë të hënën një video, në të cilën kërcënonte me vrasje masive, transmeton albinfo.ch. Policia ndërkohë ka arritur ta identifikonte dhe ta arrestonte personin në fjalë.
Policia e kantonit Thurgau ka arrestuar 21-vjeçarin nga kantoni Thurgau të martën në mbrëmje, pasi ai më parë kishte kërcënuar me vrasje masive në një video-mesazh, thuhet nbë deklaratën e policisë, shkruan polizeinews.ch.
Personi i panjohur fillimisht ka përhapur kërcënimin në rrjetet sociale. Hetimi i policisë ka çuar te i riu zviceran, i cili tani është në paraburgim. Hetimet nga policia kantonale e Thurgaut nuk kanë përfunduar ende.
Prokuroria publike ka hapur një hetim penal.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











